×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kodi Civil dhe Fertilizimi i Asistuar e bëjnë VV-në “pikë e pesë”-A po mund t’i bindë ata ministrja Haxhiu

    Insajderi
    03 October 2023 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy projektligje po e përçajnë partinë më të madhe në pushtet Vetëvendosje. Projekligji për Kodin Civil dhe ai për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor janë bërë “mollë sherri”që mendimet e disa  deputetëve të jenë ndryshe nga partia e tyre.Nesër pritet të mbahet seanca plenare e Kuvendit, e ku në rend dite është votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

    Hiç më pak se 14 deputetë të Vetëvendosjes kishin votuar kundër Kodit Civil. Për të mos dështuar edhe njëherë në Kuvend ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu para një muaji deklaroi se janë duke punuar me deputetët të cilët nuk ishin pro.

    Por si duket nuk po kryen punë as fjala e ministers së Drejtësisë, pasi që bashkëpartiakët e saj as tash nuk i binden asaj, por i qëndrojnë pas fjalës “kundër” që dhanë kohë më parë.

    Periskopi ka kontaktuar disa nga deputetët që ishin kundër dhe të njëjtit thanë se nuk kanë ndryshuar mendje sa i përket Projekligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor dhe atij për Kodin Civil.

    “Kur te vijnë në Kuvend do të votoj njëjtë”, u përgjigjë deputeti Eman Rrahmani i cili qysh në fillim ishte deklaruar kundër.

    Ndërsa Gazmend Agusholli edhe më i bindur tha se nuk ndryshon mendim lehtë.

    “Unë prej që jam deputet nuk ndryshoj aq lehtë mendim. Nuk ndryshojnë mendimet sidomos për këto dy pika”, u shpreh Agusholli.

    “Janë të njëjtat qëndrimet që i kam dhënë edhe më herët për këto dy pika”, tha Visar Korenica.

    Periskopi ka provuar të kontaktojë edhe disa deputetë tjerë, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

    Kujtojmë se para një muaji ministrja e Drejtësisë kishte deklaruar se ata janë duke diskutuar edhe me deputete e mazhorancës, por edhe të opozitës që kur ky ligj të shkoj për votim në Kuvend të mos dështojë.

    “Sot u votua edhe dokumenti i Kodit të Procedurës Civile. Planifikojmë që brenda këtij viti të procedojmë edhe Kodin Civil edhe Kodin e Procedurës Civile. Ne jemi duke punuar me deputetët që Kodi të mos dështojë kur të shkoj në Kuvend”, ishte shprehur Haxhiu.

    “Sot u votua edhe dokumenti i Kodit të Procedurës Civile. Planifikojmë që brenda këtij viti të procedojmë edhe Kodin Civil edhe Kodin e Procedurës Civile. Ne jemi duke punuar me deputetët që Kodi të mos dështojë kur të shkoj në Kuvend”, kishte thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark