Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë mbështetje të madhe nga banorët e Kodrës së Trimave.
Në bisedë me ta, Rama e ka cilësuar “Kodrën e Trimave” si zonë shumë të rëndësishme për Prishtinën.
Përparim Rama, është zotuar se në Kodër të Trimave, do të jep zgjidhje për një bibliotekë, një shkollë të mesme profesionale, për një park pranë shkollës “Model”, për një qendër kulturore me bazë në komunitet, për furnizim me ujë dhe energji elektrike.
Shkrimi i plotë i Përparim Ramës:
Me shumë dëshirë dhe kënaqësi e bëj çdo vizitë në Kodrën e Trimave, një zonë të cilën e konsideroj shumë të rëndësishme për qytetin tonë.
Gjatë kësaj vizite, unë theksova se jam i vetdijshëm që kjo zonë vazhdimisht është përballur me problemin e legalizimit të pronave. Siç e potencova atje, unë do të angazhohem fuqishëm në zgjidhjen e këtij problemi përmes legalizimit të drejtpërdrejtë apo përmes një plani zhvillimor në bashkëpunim të plotë me banorët.
Përtej kësaj problematike, kjo lagje ka nevojë për një bibliotekë, një shkollë të mesme profesionale, për një park pranë shkollës “Model”, për një qendër kulturore me bazë në komunitet, për furnizim me ujë dhe energji elektrike, dhe probleme të ngjashme të cilat unë zotohem që do t’iu jap zgjidhje.
Falënderoj Aferdita Llumnica për organizimin e këtij takimi!