×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Koeman – Manaj, këto janë zhvillimet e fundit

    Insajderi
    19 August 2021 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ronald Koeman nuk do të jetë i qetë derisa drejtuesit e Barcelonës të blejnë një sulmues “pykë” para 31 gushtit, datë kur mbyllet zyrtarisht merkatoja e verës.

    Sikurse njoftojnë mediet pranë klubit katalan, holandezi i ka kërkuar sekretariatit teknik një përforcim cilësor pas largimit të Lionel Messit drejt PSG-së dhe dëmtimit të Sergio Agueros për 10 javë.

    Koemen e pranoi në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë të kampionatit me Real Sociedadit se në fazën sulmuese mungojnë shumë emra si Ansu Fati, Dembélé, Agüero, Coutinho e kjo është një arsye e fortë pse është diskutuar blerja e një sulmuesi të ri.

    Edhe pse situata financiare është dramatike, me presidentin Laporta që pranoi se borxhi i klubit kap shifrën 1.350 miliardë eurove, sekretariati teknik i Barçës vazhdon të punojë për të përmbushur dëshirat e trajnerit. Në këtë rast drejtuesit “blaugrana” duhet të përdorin imagjinatën për formulën e “blerjes” për t’i shpëtuar “Fair Play-n Financiar”, që e detyroi Barçën të ndahej nga Leo Messi, njeriu ikonë i 15 viteve të fundit.

    Barça është gjithashtu e detyruar të çlirohet nga disa lojtarë. Prioritetet është largimi i Pjanicit dhe francezit Umtiti, dy futbollistë që nuk përshtaten në planet e Koemanit dhe që gjithashtu kanë një pagë shumë të lartë.

    Trajneri holandez duhet të vendosë gjithashtu se çfarë do të bëjë me dy qendërsulmuesit e tjerë, Martin Braithwaite dhe Rey Manajn. A priori, sulmuesi danez kishte më shumë mundësi për t’u larguar, falë formës që tregoi në Europian, por sot Manaj është i pari në listë për t’i gjetur një destinacion të ri. Përfaqësuesit e e futbollistit të Kombëtares Shqiptare po studiojnë disa opsione, por do të jetë e nevojshme që të bien dakord me klubin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark