Insajderi
Lajme

Kolona në Merdare, pritjet deri në një orë e gjysmë

Insajderi
23 July 2016 - 13:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në pikë kalimin kufitar në Merdare, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve janë krijuar kolona të gjata të automjeteve.

Policia e Kosovës thonë se pritjet në  këtë pikën kalimin po zgjasin nga 30 minuta deri në një orë e gjysmë.

“Situata e sigurisë në pikat kufitare është qetë dhe stabile, qarkullimi i automjeteve zhvillohet normal  në të dy anët, mirëpo kuptohet se tash për shkak të frekuentimit të automjeteve ka kolona në Merdare” ka thënë zëdhënësi i PK-së Baki Kelani për Lajmi.net.

Bëhet e ditur se Policia po punon me kapacitete të shtuara dhe me procedurë të përshpejtuarnë mënyrë të të shmangen sa më shumë pritjet për bashkatdhetarëve. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark