×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komandanti i KFOR-it: S’ka zgjidhje ushtarake për Kosovën, ka zgjidhje vetëm politike

    Insajderi
    29 September 2023 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia tha se nuk ka zgjidhje ushtarake për situatën në Kosovë dhe se duhet të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Nuk ka zgjidhje ushtarake, ka vetëm zgjidhje politike. Ne, ushtria, mund të krijojmë kushte sigurie për të mbajtur dialogun gjallë”, shkruan “Tanjug” t’i ketë thënë Ristuccia gazetës italiane “Republica”.

    Ai theksoi se  sulmi terrorist i fundjavës në veri të Kosovës nuk ishte një pikë kthese, por një evolucion i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

    “Dua të jem optimist dhe mendoj se kjo që ndodhi mund t’i bëjë palët të mendojnë më me mençuri. Nëse kjo nuk ndodh, KFOR-i do të duhet të përfshihet më shumë”, tha Ristuccia.

    Ai shtoi se situata në veri të Kosovës aktualisht është më e qetë, por se ende është “thellësisht e paqëndrueshme”.

    I pyetur nëse është e mundur që KFOR-i të zëvendësojë Policinë e Kosovës në zonat ku ka tensione më të mëdha, Ristuccia thotë se ky është një vendim politik që merret në koordinim me NATO-n.

    Duke folur për konfliktin mes serbëve të Kosovës dhe policisë së Kosovës në maj të këtij viti, ai tha se autoritetet e Kosovës nuk i përfillën këshillat e KFOR-it dhe se anëtarët e misionit në fund e paguan çmimin për këtë.

    Sipas tij, autoritetet e Kosovës më pas dhanë një vlerësim që nuk ishte në përputhje me pritjet e misionit.

    “Pasojat i kemi ndjerë më 29 maj. Ne jemi sulmuar nga serbët e Kosovës, por apriori ka pasur zgjedhje që nuk kanë mundësuar stabilitet”, tha Ristuccia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark