×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komandanti i KFOR-it: S’ka zgjidhje ushtarake për situatën e paqëndrueshme në Kosovë

    Insajderi
    06 September 2023 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova mbetet “shumë e paqëndrueshme” edhe pse situata e sigurisë është qetësuar që nga shpërthimi i madh i dhunës në maj, tha të mërkurën komandanti i trupave të KFOR-it.

    Gjeneralmajori italian Angelo Michele Ristuccia, tha se tensioni midis dy palëve mbetet ishte i lartë për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

    “Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin – tensionin për shkak të … morisë së çështjeve të pazgjidhura”, u tha ai gazetarëve në Selia e NATO-s në Bruksel, raporton Reuters.

    “Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, do të thosha se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mosbesimi midis palëve”, shtoi ai.

    “Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është një zgjidhje politike”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark