×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komandanti i KFOR-it takohet me Hovenierin, flasin mbi zhvillimet e sigurisë në Kosovë

    Insajderi
    23 February 2024 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komandanti i KFOR-it, Major Gjeneral Ozkan Ulutash, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Ulutash dhe Hovenier folën mbi zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, teksa e ka përshëndetur kontributin e gjatë të ShBA-së për KFOR-in dhe stabilitetin rajonal.

    Ambasadori Hovenier tha se ShBA-të qëndrojnë fuqishëm me NATO-n.

    Takim i mirë me Komandantin e KFOR-it, Ulutash. Përfocuam angazhim tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam sfidat e vazhdueshme”, tha Hovenier.

    Hovenier bashkë me ambasadorët e tjerë të QUINT-it dhe atë të BE-së në Kosovë kanë folur sot edhe me kryeministrin Albin Kurti, ku temë diskutimi kanë qenë çështjet aktuale.

    “Qëllimi i takimit ishte informimi dhe koordinimi për temat aktuale”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark