Insajderi
Lajme

Komandanti i KFOR-it takon atë të NATO-s për Greqi, flasin për sigurinë në Kosovë

Insajderi
10 August 2022 - 14:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komandanti i KFOR-it takon atë të NATO-s për Greqi, flasin për sigurinë në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ferenc Kajari priti në takim komandantin e Trupave të Shpejtë të Dislokueshme të NATO-s në Greqi, gjenerallejtënant Sotirios Kostakoglu në Camp Film City, në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë.

Gjatë bisedimeve të tyre, komandanti i KFOR-it bëri një informim për aktivitetet e KFOR-it dhe diskutoi situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Gjenerali Kajari shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve grekë në kuadër të KFOR-it.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark