×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Pragë, të gatshëm për sfidën e rëndësishme kundër Çekisë

    Insajderi
    06 September 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skuadra është nisur paraditen e sotme nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në mesditë në kryeqytetin çek, ku u akomoduar menjëherë në hotel.

    Departamentin i Komunikimit në FSHF bën me dije se vetëm mesfushori Qazim Laçi nuk ka udhëtuar me grupin dhe nuk do të jetë i gatshëm për shkak të gjendjes gripale.

    Mesfushori ka qëndruar në Shqipëri dhe stafi teknik shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen e dytë ndaj Polonisë, që luhet më 10 shtator. Pjesa tjetër e grupit është e plotë dhe të gjithë gëzojnë formë të mirë.

    Në aeroport delegacioni kuqezi u prit edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Ilirian Kuka, i cili u takua me ekipin e stafin teknik dhe u uroi suksese në këtë ndeshje të rëndësishme për objektivat e kuqezinjve në kualiifikueset e Europianit 2024.

    “Euro 2024”/ Kombëtarja kuqezi mbërrin në Pragë,

    Kombëtarja do të zhvillojë seancë zyrtare stërvitore në ora 18:00 në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e ndeshjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark