×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Kombëtarja humbi me Marokun, tifozët belgë “djegin” Brukselin

    Insajderi
    27 November 2022 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në rrugët e Brukselit shpërthyen protesta gjatë ndeshjes së Kampionatit Botëror mes Belgjikës dhe Marokut. Policët u vërsulën me topa uji dhe hodhën gaz lotsjellës, ndërsa tifozët e tërbuar të futbollit hodhën fishekzjarrë, thyenin makina dhe u vunë flakën skuterëve.

    Rreth100 policë u përplasën me përkrahësit belg në kryeqytet gjatë lojës – e cila përfundoi me një humbje 2-0 për Belgjikën në Katar.

    Pamjet tronditëse treguan makina që digjen në mes të rrugës dhe tifozët e tërbuar që thyenin xhama përpara se ta përmbysnin ato. Video të tjera treguan mbështetësit marokenë të veshur me flamuj teksa vraponin nëpër rrugë.

    Kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close dënoi dhunën dhe paralajmëroi njerëzit që të mos vijnë në qendër të qytetit. Kryebashkiaku i Brukselit dënoi trazirat. Ai tha se ka urdhëruar policët të bëjnë arrestime.

    “I dënoj fuqishëm incidentet që ndodhën pasditen e sotme”, deklaroi ai. “Policia tashmë ka vepruar ashpër, prandaj i këshilloj mbështetësit të mos vijnë në qendër.

    Policia thuhet se është vendosur në shesin e Krishtlindjeve në kryeqytetin belg mes frikës për dhunë të mëtejshme.

    Tensionet ishin rritur tashmë para fillimit të ndeshjes të së dielës, ndërsa fishekzjarrë u hodhën pranë stacionit hekurudhor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark