Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Republikës Çeke, që do të zhvillohet këtë të enjte duke nisur nga ora 20:45 në “Air Albania”.
Në ekip u pa mungesa i sulmuesit Armando Broja, i cili siç tha edhe trajneri Sylvinho në konferencën për mediat, nuk ia del dot për këtë përballje.
“Kemi bërë dy seanca stërvitore. Më vjen keq, por Broja nuk ia del dot. Është stërvitur shumë pak, pasi ka një shqetësim fizik. Doktori ynë ka qenë në kontakt edhe me doktorin e Chelsea. Më vjen keq, por lojtari nuk luan dot nesër. Kemi lojtarë të tjerë, të cilët duhet t’i menaxhojmë mirë. Gjasula është rikthyer, nuk ka probleme”, tha Sylvinho.