×
  • Lajme
  • Insajderi

    Komedia e VV-së- Kurti e njeh mirë mësuese Refiqen, e kishte pritur në zyre dhe anëtarësuar në parti

    Insajderi
    05 September 2022 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mësuese Refiqe Hamiti, e cila sot kërkoi që të ndalet greva dhe të vazhdojë procesi mësimor është e njohur për Kryeministrin Kurti. Ai në vitin 2018 e mirëpriti në zyrë znj. Hamiti – kur edhe kjo e fundit ishte anëtarësuar në Vetëvendosje.

    Në vitin 2018, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte shpërndarë një njoftim për anëtaren e re të grupit të VV-së.

    Kurti e prezantoi Refiqen si mësuese, ish-gazetare dhe veterane të UÇK-së.

    “Në Lëvizje mirëprita anëtaret e reja znj.Arife Sheholli dhe znj.Refiqe Hamiti. Arifja dhe Refiqja janë shoqe të fëmijërisë me origjinë nga Llapi. Arifja është menaxhere në hotelin “Parker New York” në Manhattan të Nju Jorkut në ShBA ku jeton tash e 15 vjet. Ndërkaq Refiqja është mësuese në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, ish drejtore në IP “Yllkat”, gazetare te “Bota Sot” dhe “Kosovarja”, e veterane e UÇK-së. Ato janë qytetare aktive që ndjekin me vëmendje e shqetësim zhvillimet socio-politike në Kosovë e ndër shqiptarë. Tash do të angazhohen në VETËVENDOSJE! për të punuar e kontribuar më shumë për ndryshimet e nevojshme dhe progresin që na duhet” – thuhej në njoftimin e Kurtit.

    Ditën e sotme, Refiqe Hamiti, mësuese e shkollës “Ismail Qemali në Prishtinë, përveç që kërkoi të mbahej mësimi, ajo iu drejtua me disa fjalë edhe Kryetarit të SBASHKU-t, Rrahman Jasharajt.

    Ajo kërkoi që Jasharaj të tregohet më ‘patriotë’ dhe t’i kthejë mësuesit nëpër shkolla. Mes tjerash mësuesja ia potencoi Jasharajt që “Hiç nuk të kam në qejf” por që po kërkon nga ai t’ua kthejë siç u shpreh ajo dinjitetin.  

    Ndërsa, në disa nga postimet e mësueses Hamiti në rrjetin social, Facebook vihet re se ajo e thur elozhe për kryeministrin Kurti, derisa për kryetarin e Sindikatës së mësimdhënësve kishte shkruar se “nuk është normal”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark