Insajderi
Insajderi

“Komediani” Bislimi: Pagat nuk janë lotari, me hap smokin e me këqyr a ka dalë

Insajderi
01 April 2022 - 14:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Komediani” Bislimi: Pagat nuk janë lotari, me hap smokin e me këqyr a ka dalë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi,  gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Europiane ka thënë se pagat nuk caktohen sipas dëshirës por në bazë të mundësisë.

“Pagat nuk caktohen në bazë të dëshirës, po, në bazë të mundësisë, na e kemi buxhetin 2.7 miliardë, askund në vendet e Bashkimit Europian proporcioni që shkon për paga nuk e kalon 27% e buxhetit”, ka thënë Bislimi

Ai gjithashtu ka bërë një analogji tek shpërndarja e pagave duke e krahasuar me shpërndarjen e ëmbëlsirës. Duke shtuar se pagat nuk janë lotari.

“Kjo është tortja të cilën duhet me shpërnda ne formë te pagave. Nuk është çështje e vullnetit, dëshirës por e mundësisë. Pagat e kane njëfarë filozofie, pagat nuk janë çështje e lotarisë me hap smokin e me e pa sa na ka dalë paga aty”, tha Bislimi.

Ai gjatë raportimit në Komision, ka deklaruar se faji për ikjen e mjekëve nga Kosova nuk është vetëm te rrogat, por se edhe mjekët po ikin nga Gjermania dhe se shtohet nevoja për mjek nga Kosova e vendet tjera.

Bislimi shtoi se mobiliteti është vlerë e Bashkimit Europian.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark