×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Komisionerja thur çorape në Parlamentin Evropian teksa flet Von der Leyen

    Insajderi
    13 September 2023 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një sjellje tepër e pazakontë brenda Parlamentit Evropian është regjistruar nga kamerat, pikërisht në momentin kur kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen po mbante një fjalim. Zakonisht pritet që të gjithë përfaqësuesit e organizmit evropian ta ndjekin  me interes atë që von der Leyen deklaron.

    Mirëpo gjërat rrodhën disi ndryshe dhe diferencën e bëri komisionerja  Ylva Johansson e cila brenda pak minutash arriti t’i vjedhë vëmendjen presidentes së Komisionit dhe të bëhet virale.

    Ndërkohë që kryetarja e Komisionit dhe drejtuesja e debatit në Parlamentin Europian po fliste, komisionerja e Punëve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson, është “kapur” nga kamera duke thurur çorape rozë.

    Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që komisionerja europiane paraqitet në një takim duke thurur. Në vitin 2021, fotografët e kishin “kapur” atë në një seancë tjetër duke thurur çorape leshi blu.

    Ylva Johansson është deklaruar një adhuruese e madhe e thurjes dhe ka treguar çorapet që thur zakonisht për kolegët e saj në Parlamentin Europian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark