Komisioni Disiplinor i FFK-së, i ka dënuar me nga dy ndeshje moslojë, futbollistin e Llapit, Kushtrim Shabanin dhe atë të Dukagjinit, Bleart Tolaj pas kartonit të kuq që morën në ndeshjet e fundjavës.
Shabani u ndëshkua direkt me të kuqin në fundin e ndeshjes ndaj Ferizajt pas ofendimeve në adresë të gjyqtarit, ndërsa Bleart Tolaj mori kartonin e kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme në futbollistin kundërshtar.
Njoftimi i FFK-së:
Lojtari i FC ” Llapi ” , Kushtrim Shabani nr fanelle 23 dhe nr ID. 000201M97. Në minutën 90+, shan dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndesshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi – Ferizaj. Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK
Lojtari i FC ” Dukagjni ” , Bleart Tolaj nr fanelle 99 dhe nr ID.002292M00. Në minutën 31 -të, shkakton ndërhyrje të rrezikshme në lojtarin kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini- Malisheva. Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.