×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Komisioni Disiplinor i VV-së do të mbajë mbledhje urgjente në lidhje me asambleistin e arrestuar”

    Insajderi
    15 August 2023 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot autoritetet shqiptare kanë deklaruar se janë arrestuar pesë persona nën dyshimet se kanë transportuar dhe shitur substanca narkotike.

    Në mesin e të arrestuare janë edhe dy shtetas të Kosovës, njëri prej të cilëve është asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

    Në lidhje me arrestimin e Besnik Mujecit, Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje do të mbajë mbledhje urgjente.

    “Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka shkruar në Facebook, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark