×
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Lajme / Botë

    Komiteti Etik i FIFA-s sanksionon Beckenbauerin

    Insajderi
    18 February 2016 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti Etik i FIFA-s të mërkurën ka nxjerrë një paralajmërim dhe dënim prej 7 mijë frangave zvicerane ndaj legjendës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer për kundërshtimin e hetimeve, raporton reuters

    “Në këtë rast, Beckenbauer ka dështuar të bashkëpunojë me një hetim të Komitetit Etik… në lidhje me ofertat e Kupës së Botës 2018/2022 pavarësisht nga kërkesat për asistencën e tij”, ka thënë paneli etik i FIFA-s në një njoftim, raporton Insajderi

    Sipas tyre shkaku i këtij dënimi të ulët është fakti që në momentin e fundit Beckenbauer ka vendosur që të bashkëpunojë me këtë komision.

    “Për shkak që Beckenbauer më pas ka pasqyruar një vullnet për bashkëpunim, ai është sanksionuar me paralajmërim dhe dënim prej 7 mijë frangave zvicerane”, është  thënë në njoftim./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark