Kompania AL Petrol, me rastin e përfundimit të vitit kalendarik, ka shpërblyer punëtorët më të dalluar gjatë vitit që lëmë pas.
Udhëheqësit e AL Petrol bëjnë të ditur që ky eveniment, tanimë tradicional, është vetëm një simbolikë që publikisht t’i falënderoj disa nga punëtorët për punën e mirë ngase sipas tyre të gjithë e kryejnë punën me përkushtim.
“Shpërblimi i punëtorëve të dalluar është vetëm një simbolikë sepse të gjithë punëtorët, rreth 1000 sa janë aktualisht, kanë qenë të përkushtuar ndaj punës. Për t’i motivuar më tutje kemi vendosur që disa prej më të dalluarve t’i shpërblejmë në shenjë falënderimi. Ndërkaq që prej këtij viti paralajmërojmë se jo vetëm punëtorët e vitit por do ti shpërblejmë edhe punëtorët e muajit”, ka thënë menaxheri i AL Petrol, z. Hamdi Kelmendi.
Njëra ndër punëtoret e shpërblyersa është edhe Shpresa Ademi, Menaxhere e Restaurantit, e cila falënderoi menaxhmentin për vlerësimin që ua ka bërë kompania.
Ajo ndër tjerash tha se “ Ndjehem me fat që jam pjesë e Kompanisë AL Petrol, sepse cdo herë punëtorët e mirë i vlerësojnë”.
Punëtorët që u shpërblyen janë: Shpresa Ademi (Menaxhere e restorantit), Lumturije Hoti (Banakiere), Kushtrim Doberdolani (Kamarier), Azem Dervisholli (Punëtor i Pompes), Besim Krasniqi (Kuzhinier), Blearta Bylykbashi (Punëtore në Market), Agnesa Shala (Punëtore në Market).
AL Petrol është e angazhuar në zhvillimin e punëtorëve të vet duke ju ofruar atyre kushte sa më të mira të punës, në të njëjten kohë duke u përkujdesur që shërbimet e ofruara ndaj klientëve të saj të jenë sa më cilësore.
Që të bindeni me cilësinë e shërbimeve që ofron AL Petrol, jeni të mirëpritur që të vizitoni një nga pikat e saj.