×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kompania “Alitalia” në krizë, qeveria italiane e shqetësuar

    Insajderi
    26 April 2017 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania e njohur e fluturimeve “Alitalia” ndodhet në një periudhë krize. Për të nxjerrë kompaninë nga kriza ekonomike, qeveria italiane i ka kërkuar Bashkimit Europian një borxh prej 400 milionë eurosh, në mënyrë që të garantohet mbijetesa e saj, derisa dikush të shfaqë interes për blerjen e saj.

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Italisë, Carlo Calendo, deklaroi se duhet të sigurohet një blerës për kompaninë, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e saj. Gjithashtu ai shtoi se për të siguruar 6 muaj mbijetese nevojiten 300-400 milionë euro.

    “Menaxhimi operacional ishte shumë i gabuar, madje edhe me doza arrogance. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ka një shans për tu kthyer në një menaxhim publik”, theksoi ai.

    Enti Kombëtar i Fluturimit bën të ditur se, në rast se kompania do të drejtohet nën formë të mbikëqyrur në pritje të një blerësi, nuk do të ketë më licencë fluturimi, por një autorizim të përkohshëm që do të përtërihet muaj për muaj.
    Kompania regjistron shifra të larta udhëtarësh, teksa vetëm gjatë vitit të kaluar, me avionët e “Alitalia”-s kanë fluturuar rreth 23 milionë pasagjerë.(gazeta-shqip)

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark