Ballkani do ta shkruajë sonte historinë duke marrë pjesë për herë të parë në garat evropiane.
Kampioni i Kosovës në futboll do të luajë sonte në garën më të madhe për klube, Liga e Kampionëve.
Në rrethin e parë eliminator, skuadra që drejtohet nga Ilir Daja do të ketë punë të lehtë – të paktën në letër.
Skuadra nga Suhareka do të ndeshet me kampionin e Lituanisë, Zalgiris.
Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar kuotat për këtë ndeshje.
Befasisht, Zalgiris është favorit me 2.30, barazimi vlen 3.10, kurse fitorja e Ballkanit me 3.00.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo sfidë luhet nga ora 20:00.