WeWork, një kompani e cila jep hapësira pune me qira, ngriti një investim prej 760 milion dollarësh sipas Forbes.
Me një vlerë prej 20 miliard dollarësh, WeWork lë pas Twitter me vlerë tregu pre 12.96 miliard dollar, Box me 2.44 miliard dollarësh dhe Blue Apron me 1.54 miliard dollarësh.
Kompania ende nuk ka konfirmuar burimin e investimit. Themeluar në 2010-ën, WeWork ka më shumë se 120,000 anëtarë dhe 156 zyra në mbarë botën.
Sipërmarrësit, freelancerat, dhe punonjësit në distancë përfitojnë kafe falas, dhoma takimesh, hapësira private dhe evenimente rrjetëzimi.
Në Maj WeWork hyri në biznesin e fitnesit. Kompania planifikon të hapë një palestër të quajtur WeWork Wellness.