×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kompania e djemve të Ilir Shaqirit me reklamë seksiste – Gratë në kuzhinë

    Insajderi
    06 March 2018 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shumë vite, Ilir Shaqiri si këngëtarë ishte bërë i njohur duke i kënduar heroit Adem Jashari. Së fundmi Ilir Shaqiri botoi edhe një libër për Jasharin, teksa djemtë e tij vazhdojnë biznesin e shtijes së mjeteve teknologjike.

    Drenas dhe Gojart Shaqiri, kanë hapur kompaninë e tyre “AZTech” vitin 2017 dhe për nder të 8 marsit, kjo kompani ka vendosur t’ia kushtojë grave. Në këtë ditë, gratë në të gjithë botën protestojnë për të drejtat e tyre të mohuara, e këtë 8 mars edhe gratë kosovare do të dalin në rrugë për të protestuar. Madje do të mbajnë grevë, por kjo kompani ka vendosur “tua tregojë vendin grave në Kosovë”.

    Përmes ofertave për 8 mars, kjo kompani i bënë gratë që të jenë të koncentruara vetëm në kuzhinë dhe të merren me mjete kozmetike.

    Në ofertën e parë kjo kompani e ka vënë mbishkrimin ” Kujdesu për më të dashurën” duke vënë në lirim vetëm mjete të kuzhinës.

    https://www.facebook.com/AZTECHKS/posts/1547628635354481

    Në ofertën e dytë është e njëjta gjë madje ia kanë dedikuar edhe ngjyrën “pembe” ose “pink” për gra, porse janë munduar ta kenë një kauzë.

    https://www.facebook.com/AZTECHKS/posts/1548764005240944

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark