Elita e futbollit kosovar do të vazhdojë sot me dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Në kuadër të javës së 32-të, në pasditën e sotme do të luhen dy ndeshje të “nxehta”.
Në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, Prishtina është nikoqire e Dukagjinit të Klinës.
Kurse, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Ulpiana do të përballet me Gjilanin.
Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar kuotat për ndeshjen Prishtina – Dukagjini, por jo edhe për sfidën Ulpiana – Gjilani.
Prishtina konsiderohet favorite me 1.83, barazimi vlen 2.87, kurse fitorja e klinasve me 4.50.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00./FrontOnline/