×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kompania e madhe Fluidi merr licencën për prodhimin e produktit Helga

    Insajderi
    26 February 2018 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Korporata e njohur nga Kosova, Fluidi Corporation, e cila operon në tregun kosovar që nga viti 1994 me produktet e saj të lëngjeve të gazuara dhe të pa-gazuara, tashme është licencuar edhe nga një kompani e njohur Gjermane – Hello Helga, për prodhimin e pijes natyrale Helga.

    Produkti Helga është pije unike freskuese me përmbajtje te algave. Kjo pije si bazë të saj e ka algën Chlorela, përbërës i cili sipas nutricistëve konsiderohet si element me vlera të larta ushqyese.

    Pija Helga është  jo-alergjike dhe pa laktozë, me vlera te ulëta te karbohidrateve si dhe opsion shumë i mirë vegan dhe vegjetarian.

    Një shishe Helga me 290 ml përmban një të katërtën e kërkesës individuale të përditshme të vitaminës B12, kurse ka 30 kalori më pak se sasia e njëjtë e lëngut të mollës.

    Helga është pije e përzier me ujë, sheqer panxhar, dyoksid karboni, alga chlorella të ujërave të ëmbla dhe acidulants.

    Pija Helga është një përzierje e fshehtë bimore dhe e frutave që i jep shijen natyrale dhe gjithashtu shuan etjen në ç’do kohë!

    Që nga viti 2017, Fluidi arriti sukses duke u licencuar për prodhimin e këtij produkti unik.

    Helga tanimë është prezente ne tregun gjerman dhe atë austriak, me një rrjetëzim të gjerë brenda këtyre tregjeve, kurse më së shpeshti gjendet në rrjetin e njohur te restoranteve Nordsee (Ëir Sind Fisch) me vendndodhje në Gjermani dhe Austri.

    Përkundër rrethanave të vështira dhe konkurrencës së madhe, Fluidi ka përmbushur të gjitha standardet e kualitetit dhe ka bërë emër tek konsumatorët e saj duke e zgjeruar kështu dita ditës tregun e saj të synuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark