×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kompania e miliarderit shqiptar me reklama seksiste – Gruaja veç me hekurosë

    Insajderi
    06 March 2018 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duket se kompanitë që shesin pajisje shtëpiake kanë të njejtën mentalitet shitës dhe reklamues, sidomos kur bëhet fjalë për 8 marsin, Ditën e Gruas.  Shumica e këtyre kompanive kanë qasje komplet seksiste ndaj grave, duke reklamuar produkte kuzhine ose bukurie që sipas tyre i dedikohen vetëm grave.

    Pas kompanisë së djemve të Ilir Shaqirit “AzTech” dhe “Gama Electronics” të njejtën qasje bile edhe më seksiste e ka bërë kompania e miliarderit shqiptar Samir Mane, pronar i disa kompanive, ndër më të mëdhatë dhe më të njohurat në Shqipëri dhe rajon, renditet ndër personat më të pasur të Evropës.

    Samir Mane është pronar 100 për qind i Mane TCI që merret me ndërtim dhe shitblerje pasurish të patundshme e qeradhënie, Albchrome Albania, me 90 për qind të aksioneve të Neptun, tregtim mallrash elektroshtëpiake, si dhe 88 për qind të aksioneve të Tirana East Gate, qendër tregtare, më e madhja në Shqipëri. Mane është  edhe pronar i Balfin Group dhe disa kompanive dhe bizneseve të tjera, gjenden edhe pronarët e Zara, H&M, Lidl, Lego, Heineken, RedBull.

    “Neptun Kosova” ka reklamuar nën moton “Gëzuar Dita e Gruas” duke reklamuar hekur për hekurosje dhe set tenxheresh.

    https://www.facebook.com/NeptunKS/photos/a.667293316718852.1073741850.343556352425885/1624815127633328/?type=3&theater

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark