×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kompania më e mirë ajrore në Evropë

    Insajderi
    26 June 2017 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Lufthansa” është përzgjedhur si “linja më e mirë ajrore në Evropë” në hulumtimin e Institutit për hulumtimin e tregut “Skytrax”, e specializuar në aviacion. Janë përfshirë në anketë rreth 18 milionë pasagjerë, nga 160 vende.

    Udhëtarët nga e gjithë bota kanë mbështetur transportuesin gjerman, duke vlerësuar shërbimet e ofruara nga “Lufthansa”.

    “Vlerësimi nga “Skytrax” është dëshmi se pasagjerët e “Lufthansa”-s e respektojnë cilësinë tonë. Kombinimi i shërbimit të klasit të parë dhe kapacitetet e shkëlqyera kanë impresionuar pasagjerët në mbarë botën që të bëhemi numër një në Evropë. Shërbimet tona nuk kanë qenë kurrë më të mira”, tha Carsten, kryetar i Bordit Ekzekutiv dhe CEO i “Deutsche Lufthansa AG”.

    Pas marrjes së çmimit, ai tha se kjo ndodh në sajë angazhimit të veçantë të stafit të “Lufthansa”-s, të cilët me punën e tyre të shkëlqyer kanë bërë të mundshëm këtë sukses.

    “Lufthansa” ka fituar edhe si “linja ajrore më e mirë në Evropën Perëndimore” dhe çmimin për “ushqimin më të mirë në klasin e parë”, albinfo.ch.

    Të nominuar për çmimin në kategorinë “linjë ajrore më e mirë në Evropën Perëndimore” ishin “Lufthansa”, “Swiss” dhe „Austrian Airlines“. Kjo e fundit fitoi çmimin si “linja ajrore me stafin më të mirë në Evropë”.

    Sondazhi i “Skytrax” ka vlerësuar shërbimet në bord dhe shërbimet në aeroporte. “Skytrax” realizon sondazhe të këtilla që nga 1999-a.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark