×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kompania e Samir Mane në krizë, mbi 900 punëtorë rrezikojnë të mbesin pa punë

    Insajderi
    08 October 2021 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fabrika kryesore e metalit në Kosovë “New Co Ferronikeli”, pronë e biznismenit shqiptar Saimir Mane ndodhet në krizë, si pasoje e ngritjes së çmimit të energjisë në Evropë. Si rezultat i kësaj, Gazeta Insajderi merr vesh se mbi 900 punëtorë të kësaj fabrike rrezikojnë të mbesin të pa punë.

    Një punëtori në këtë fabrikë (emër i njohur për redaksinë) ka treguar se nga sot punëtorët e kompanisë që menaxhohet nga oligarku Samir Mane, janë larguar nga puna. Atyre u është thënë se largimi është i përkohshëm.

    “Të gjithë punëtorët janë larguar sot nga puna. Aty ka mbet vetëm sigurimi”, tha  ky punëtor.

    Gazeta Insajderi, ka kontaktuar edhe me kryetarin e Sindikatës së Pavarur së Punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika. Ai tha se janë njoftuar nga menaxhmenti se për muajin tetor punëtoret e kësaj fabrike do të marrin vetëm 50% të pagës.

    “Ndërsa për muajt në vijim nuk kemi informacion nga menaxhmenti”, tha Nika.

    Sipas tij arsyet se pse ka ndodhë largimi I punëtorëve lidhet me çmimin e lartë i energjisë elektrike. Sic thotë ai nga menaxhmenti është njoftuar se punëtorët janë larguar deri kur çmimi të jetë i arsyeshëm.

    “Ndalja e prodhimit vjen per arsye te çmimit të lartë të energjisë. Punëtorët largohen nga puna deri në një kohë kur çmimi të jetë i arsyeshëm”, është shprehur Fehmi Nika.

    Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

    Ai ka deklaruar se ndërprerjes së punës Feronikelit deri në gjetjen e zgjidhjes, për pushtetin lokal është lajm i dhimbshëm, për situatën që do të krijohet për punëtorët dhe familjet e tyre.

    “Pas takimit me menaxherin kryesor të kompanisë së Feronikelit, z. Genc Beribashi, me keqardhje u informova se për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për katër herë në tregjet globale, ndërpritet përkohësisht puna në këtë kompani”.

    Situata e ndërprerjes së punës Feronikelit deri në gjetjen e zgjidhjes, për neve si pushtet lokal është lajm tepër i dhimbshëm, për situatën që do të krijohet për punëtorët dhe familjet e tyre.

    “Në takim me z. Beribashi shfaqa tërë shqetësimin tim dhe solidaritetin me gjendjen e rëndë dhe urova që sa më shpejt të stabilizohet çmimi i energjisë në tregjet globale dhe kompania Feronikeli të operojë me sukses sikur deri më tani, si burim i të ardhurave për mijëra familje të komunës tonë dhe më gjerë”, tha Lladrovci.

    Gazeta ka kontaktuar edhe zyrtarët e kompanisë Ferronikeli, mirëpo të njëjtit deri në momentin e publikimit të shkrimit nuk janë përgjigjur në pyetjet e Insajderit.

    Kujtojmë se vitin e kaluar Gazeta Insajderi, ka raportuar se lidhur me skandalin e ATK-së se si shteti ia hoqi mbi 7 milionë euro borxhe oligarkut Mane

    Një hetim i gjatë i ATK-së e ka ngarkuar me mbi shtatë milionë euro borxhe tatimore NeëCo Ferronikelin, kompaninë në pronësi të Saimir Manes. Por një proces i dyshimtë, pjesë e të cilit ishte hetuesi që kishte zbuluar skemën e mashtrimit financiar, ia ka fshirë ato.

    “NewCo Ferronikeli Complex” L.L.C. ka përfituar edhe mijëra euro nga shteti përmes pakos së rimëkëmbjes ekonomike.  Ajo ka përfituar 239 mijë euro nga Pakoja e Rimëkëmbjes së Qeverisë së Kosovës. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark