×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kompania gjermane Rossmann hap filiale në Kosovë

    Insajderi
    28 September 2018 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rossmann ofron për konsumatorët larmishmëri produktesh nga markat me te njohura Gjermane me kualitet 100 përqind gjerman, për kujdesin personal, kozmetike të shumëanshme, ushqime bio për fëmijë dhe të rritur, ndihmues shtëpiak etj.

    Kompania e njohur gjermane e kozmetikës, Rossman do hap filialën e parë në Kosovë. Kjo do të thotë se Republika e Kosovës është vendi i gjashtë ku është hapur kompania afariste pas Polonisë, Hungarisë, Çekisë, Shqipërisë dhe Turqisë, bëri të ditur vetë Rossmann të premten, shkruan albinfo.ch.

    “Ne startojmë në Kosovë dhe mezi presim sesi do pritet filiala jonë,” tha djali i themeluesit të kompanisë gjermane Daniel Dirk Rossmann.

    Kompania gjermane bëri me dije që nga pranvera e këtij viti se ajo do zgjerojë tregun në vende të ndryshme të botës. Kompania familjare ka 3800 dyqane dhe rreth 54 500 punëtorë. Në vitin pasardhës priten të hapen edhe 230 filiale të reja, prej të cilave 105 në Gjermani.

    Përndryshe Rossmann ofron për konsumatorët larmishmëri produktesh nga markat me te njohura Gjermane me kualitet 100 përqind gjerman, për kujdesin personal, kozmetike të shumëanshme, ushqime bio për fëmijë dhe të rritur, ndihmues shtepiak etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark