×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kompania “KAWA Group” po e lë 2017-n me rekorde të reja

    Insajderi
    28 December 2017 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse fillimet e veprimtarisë së saj me ndërtime të larta në Prishtinë, i ka filluar me rekorde në afatet e ndërtimit, kjo nuk e ka ndaluar kompaninë “KAWA Group” që të vazhdojë me avazin e vjetër.

    Përderisa ka filluar aktivitetin me ndërtimin e 3,500 metrave katrorë, sot dallimi është rapid. Vetëm brenda vitit 2017, KAWA Group ka ndërtuar pothuajse 20,000 metra katrorë.

    Për drejtorin e “KAWA Group”, Valon Vataj, ky është treguesi më i mirë për punën e mbarë dhe profesionale në ndërtim. Sipas tij, kjo rritje i atribuohet të gjithë punëtorëve dhe bashkëpunëtorëve të kompanisë.

    “Të vetëm asgjë nuk mund të bëjmë e as të arrijmë. Ne jemi të vetdijshëm që bashkëpunimi i mbarë dhe korrekt jep një rezultat të tillë, sikur ky i yni”, ka thënë Vataj.

    Një rekord ka qenë përsëri në kryerjen e punëve të vrazhda në kompleksin “Hyjnesha”, të cilat kanë përfunduar për 100 ditë kalendarike, rrjedhimisht më pak se 100 ditë pune. Kurse tashmë në fund të vitit ky kompleks vetëm se është i përfunduar.

    “Sikur punëtori i thjeshtë, sikur mjeshtërit, bashkëpunëtorët, ashtu edhe ekipi i zyrës bashkë me atë të marketingut kanë bërë gjithçka që është e mundur që ne t’i qëndrojmë fjalëve të dhëna dhe besimi i klientëve të rritet”, shtoi Vataj.

    Viti 2018, sipas tij, do të jetë vit që do ta përcjell KAWA-n me projekte tjera që do të prodhojnë lajm, si për nga shpejtësia dhe dinamika e punës, ashtu edhe për nga kualiteti. Tashmë ata janë gati për fillimin e kompleksit të ri Kurorës së Çelësit të Prishtinës.

    https://www.facebook.com/kawagroupprishtine/videos/1513700482049240/

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark