“Vam Bend” Sh.P.K. (Çagllavicë) kompani e specializuar për prodhim të konstruksioneve metalike dhe për tërheqjen dhe lakimin në të ftohtë të shufrave, mirëpret kandidatura për pozitën Inxhinier/e të Ndërtimtarisë. Detyrat…
“Vam Bend” Sh.P.K. (Çagllavicë) kompani e specializuar për prodhim të konstruksioneve metalike dhe për tërheqjen dhe lakimin në të ftohtë të shufrave, mirëpret kandidatura për pozitën Inxhinier/e të Ndërtimtarisë.
Detyrat
- Përgjegjës për përgatitjen e vizatimeve direkt nga projekt planet ndërtimore të klientëve dhe koordinon shpërndarjen e detyrave te operatorët e makinave.
- Koordinon me klientin miratimin e vizatimeve dhe viziton vend ndërtimet e klientëve për koordinim të orarit të shpërndarjes.
- Krijimi i dokumentacionit të statikes për objekte të ndryshme.
- Sipas nevojës inspekton produktin përfundimtar se a është në përputhje me vizatimet dhe specifikat e dhëna, për të parë ndonjë gabim ose të metë të makinës.
- Respekton rregulloren e fabrikës dhe zbaton urdhrat e udhëheqësit sipas rregullores.
Kualifikimet / Kërkesat
- Studimet të përfunduara në fakultetin e ndërtimtarisë (Drejtimi Konstruktiv përbënë avantazh);
- Njohuri të punës me Software Aplikativ CAD dhe i familjarizuar me standardet inxhinierisë civile;
- Së paku 1 vit përvojë pune në krijimin e dokumentacionit të statikës si dhe në përgatitjen e vizatimeve teknike;
- Aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
- Aftësi analitike dhe i kushton vëmendje detajeve;
- Fleksibël dhe i gatshëm të punojë jashtë orarit apo edhe në fundjavë kur kërkohet;
- Të jetë i gatshëm të punojë me turne;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë, duhet që ti dërgojnë dokumentet e mëposhtme, përmes postës elektronike në email adresën: [email protected]
- CV-në;
- Dëshmitë mbi përgatitjen shkollore si dhe çertifikatat e trajnimeve eventuale (nëse ka);
- Letër rekomandime apo referenca eventuale.
- Afati i aplikimit zgjat deri më datën 20/12/2017
- Vetëm të përzgjedhurit do të kontaktohen
“Vam Bend” Sh.P.K. (Çagllavicë) kompani e specializuar për prodhim të konstruksioneve metalike dhe për tërheqjen dhe lakimin në të ftohtë të shufrave,mirëpret kandidatura për pozitën,mirëpret kandidatura për pozitën Operator për Makina për prerje dhe lakim të armaturës (katër pozita).
Detyrat
- Përgatit dhe përshtat pajisjet dhe makineritë për prerje dhe lakim të armaturëssipas specifikimeve.
- Zgjedh dhe punon modelet, shabllonet dhe mostrat direkt nga vizatimet ose udhëzimet pa mbikëqyrje.
- Zgjedh dhe monton të gjitha veglat në makina sipas madhësisë dhe diametrit të kërkuar.
- Inspektonproduktin përfundimtar se a është në përputhje me vizatimet dhe specifikat e dhëna, për të parë ndonjë gabim ose të metë të makinës.
- Identifikon, ndan dhe etiketon produktet e përfunduara, si dhe me ndihmën e vinçit i ngarkon në kamion për transport.
- Inspekton makinat për problemet që mund të kenë dhe raporton defektet përkatëse;
- Kryen mirëmbajtjen bazë të makinerisë.
- Punë të tjera ditore me makinat sipas nevojave të Kompanisë.
- Respekton rregulloren e fabrikës dhe zbaton urdhrat e udhëheqësit sipas rregullores.
Kualifikimet / Kërkesat
- Diplomë – të paktën të Shkollës së Mesme;
- Eksperiencat e mëparshme të punës në pozita të ngjashme përbëjnë avantazh;
- Aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
- Aftësi analitike dhe i kushton vëmendje detajeve;
- Fleksibël dhe i gatshëm të punojë jashtë orarit apo edhe në fundjavë kur kërkohet;
- Të jetë i gatshëm të punojë me turne;
- Njohuria e gjuhës angleze do të përbente avantazh.
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë, duhet që ti dërgojnë dokumentet e mëposhtme, përmes postës elektronike në email adresën: [email protected]
- CV-në;
- Dëshmitë mbi përgatitjen shkollore si dhe çertifikatat e trajnimeve eventuale (nëse ka);
- Letër rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
- Afati i aplikimit zgjat deri më datën 20/12/2017
- Vetëm të përzgjedhurit do të kontaktohen