×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kompania që shet dru do t’i lajë limuzinat e ministrisë së Rozeta Hajdarit

    Insajderi
    01 April 2024 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që drejtohet nga Rozeta Hajdari, do t’i shpenzojë mbi 3 mijë euro për larjen e veturave. Tenderin për këtë punë ia ka besuar kompanisë “Ajani & Adami”, e cila si aktivitet kryesor e ka tregtinë me drunj dhe transportin e mallrave.

    Sipas njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar në KRPP, kompania “Ajani & Adami Sh.P.K” është shpërblyer me kontratë për larjen e automjeteve zyrtare të këtij institucioni, shkruan Ballkani.info.

    Kjo kompani, e cila ishte e vetme në garë, do të përftojë plotë 3 mijë e 485 euro për larjen e veturave.

    Në dosjen e tenderit është treguar se veturat që do të dërgohen për pastrim në autolarje janë 34 limuzina.

    Pastrimi i tyre do të bëhet brenda dhe jashtë.

    Po ashtu, Ministria është kujdesur që t’i japë edhe disa sqarime dhe detaje shtesë për pastrimin e veturave.

    Kërkohet që të bëhet pastrimi dhe larja e veturave për brenda dhe jashtë për të gjitha veturat sipas nevojës dhe kërkesës tonë.

    Po ashtu kërkohet që gjatë periudhës së dimrit autolarja të posedoj ujin e nxehtë për autolarjen e veturave.

    Autolarja duhet të posedoj minimumi 3 vende-pozicione për larjen e veturave në mënyrë që zyrtarët tanë mos të presin shumë për autolarje.

    Megjithatë, sipas të dhënave të publikuara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, kompania figuron të ketë “tregtinë me shumicë të drunjve” si aktivitet primar.

    Në ARBK, “Ajani & Adami” nuk figuron e autorizuar për larje të automjeteve, por ajo i ka marrë shumicën e institucioneve, pasi në pushtet ka ardhur LVV-ja.

    Kompania “Ajani & Adami Sh.P.K.” është biznesi që më së shumti merr tenderë nga Qeveria e Kosovës. /Ballkani.info

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark