Bayern Munchen po shfaq interesim serioz për yllin e Manchester United, Bruno Fernandes, menaxheri i të cilit është takuar me disa top klube evropiane gjatë ditëve të fundit.
Aksionarët e rinj të Manchester United e kanë bërë listën e lojtarëve që nuk janë në treg për shitje, me Brunon që nuk bën pjesë në atë listë.
Mirëpo, rëndësia e 29-vjeçarit në klubin e Manchester United është shumë e madhe, pasi në sezonin e kaluar, Fernandes shënoi 15 gola dhe dhuroi 13 asistime në të gjitha garat.
Bayern Munchen e kanë identifikuar yllin e Manchesterit si një nga shënjestrat kryesore të merkatos verore, me Kompanyn që është i hapur ta sjellë portugezin në Mynih.