Përfaqësuesja e Kosovës e ka mësuar edhe kundërshtarin e fundit për kampanjën e re në Ligën e Kombeve.
Qipro ka arritur ta mposhtë 2:0 Estoninë duke zënë kështu një vend në grupin e Kosovës.
Kështu, Qipro i është bashkuar grupit 2 në Ligën C, aty ku ndodhet edhe Kosova.
Grupi 2 në Ligën C, tani përbëhet nga Kosova, Irlanda e Veriut, Greqia dhe Qipro.
Ndryshe, kampanja e re në Ligën e Kombeve nis në qershor të këtij viti.