×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komuna e Ferizajt reagon pas arrestimit të zyrtarit komunal: Dyshohet për një investim të qeverisjes së kaluar

    Insajderi
    20 September 2023 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot arkitekti i Komunës së Ferizajt, Skender Baftiu është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

    Pas arrestimit të arkitektit, ka reaguar Komuna e Ferizajt, ku kanë thënë se zyrtari i arrestuar dyshohet për një projekt të vitit 2016 për rregullimin e stadiumit “Ismet Shabani”.

    Tutje, në sqarimin e komunës thuhet se ky investimi ishte i qeverisjes së kaluar.

    Njoftimi i plotë:

    Zyrtari komunal i arrestuar sot, dyshohet për projektin e vitit 2016 për rregullimin e Stadiumit “Ismet Shabani” në Ferizaj

    Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka arrestuar zyrtarin komunal, S.B nën dyshimet e organeve të ndjekjes për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në lidhje me projektin e vitit 2016, të rregullimit të Stadiumit Futbollistik të Qytetit “Ismet Shabani” në Ferizaj.

    Komuna e Ferizajt, përmes kësaj deklarate, sqaron qytetarët, opinionin publik, se dyshimet mbi të cilat është bërë arrestimi i zyrtarit komunal të lartcekur, janë për një investim të vitit 2016, pra të qeverisjes së kaluar, andaj çdo dezinformim apo lidhje me qeverisjen e tanishme, nga qarqe e eksponentë politik opozitar, është tentativë e hapur për mashtrim të opinionit publik, për pak vëmendje mediatike apo politike.

    Komuna e Ferizajt, rezervohet të komentoj çfarëdoqoftë mbi ecurinë e zhvillimet e hetimeve mbi këtë rast, duke mundësuar organet hetimore dhe të drejtësisë të bëjnë punën e tyre, konform legjislacionit në fuqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark