×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komuna e Leposaviqit liron rrugën e bllokuar, për bartjen e nxënësve me aftësi të kufizuara (FOTO)

    Insajderi
    01 September 2023 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipe Latifi, shefe e kabinetit të kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, njoftoi se gjatë ditës së djeshme kanë pranuar një kërkesë nga banorët lokalë që të lejojnë qarkullimin e automjeteve që bartin nxënësit me aftësi të kufizuara nëpër rrugën që deri tani ka qenë e bllokuar për qarkullim.

    Me anë të një postimi në Facebook, ku edhe ngarkoi pamje të rrugës në fjalë, Hetemi falënderon Policinë e Kosovës dhe KFOR-in që siç tha, kanë asistuar në hapjen e rrugës jo vetëm për këtë kategori, por në lirimin për qarkullim për të gjithë qytetarët e Komunës së Leposaviqit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark