×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Komuna e Lipjanit përzgjodhi pa meritë kandidatët për mjek dhe la pa bursa studentet që studiojnë jashtë vendit

    Insajderi
    17 August 2023 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar disa shkelje nga zyrtarët e Komunës së Lipjanit gjatë vitit 2022, shkruan Insajderi.

    Në konkursin publik për dy vende pune si ‘mjek i përgjithshëm’, komisioni vlerësues nuk i kishte përzgjedhur kandidatët që kishin arritur rezultatet më të mira në testin me shkrim dhe në intervistë.

    Ne kemi identifikuar se në konkursin për plotësimin e vendeve të punës për dy mjek të përgjithshëm, komisioni i vlerësimit nuk kishte bërë përzgjedhjen e kandidateve sipas rezultateve të treguara në testin me shkrim dhe intervistës. Kandidati që plotësonte kriteret te ishte i pari në renditje sipas pikëve nga vlerësimi, i janë zbritur 10 pikë për përgjigje të sakta, ndërsa kandidati që ishte përzgjedhur i pari në renditje sipas pikëve, ishte vlerësuar me 10 pikë për përgjigje të pasaktë“, thuhet në raportin e ZKA’së.

    Nga ZKA kanë theksuar se vlerësimi jo i drejtë i kandidatëve, ndikon në përzgjedhjen e kandidatëve te pamerituar dhe dëmton imazhin e institucionit.

    Kryetari duhet të sigurojë marrjen masave të nevojshme në procesin e përzgjedhjes së kandidateve, rritjen e kujdesit, në mënyrë që të bëhet përzgjedhja e kandidateve të merituar me më së shumti pikë”, ka rekomanduar ZKA për kryetarin e Lipjanit.

    Tutje, kriteret për ndarjen e bursave nuk ishin në pajtueshmëri të plotë me udhëzimin administrativ.

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Drejtoria e Arsimit në Lipjan ka përcaktuar kriterin për nostrifikimin e dokumentacionit për studentet qe studiojnë jashtë vendit. Ky kriter ishte në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, pasi që certifikatat e notave nuk i nënshtrohen nostrifikimit.

    Në këtë mënyrë studentëve që studiojnë jashtë Kosovës nuk i’u janë ndarë bursa.

    Ne kemi identifikuar se studenteve që studiojnë jashtë vendit nuk i’u janë ndarë bursa sepse nuk i kishin të nostrifikuara dokumentet (certifikatat e notave) nga MASHT, ngase e kanë të pamundur ta bëjnë një gjë të tillë, pasi rregullativa ia pamundëson“, thuhet në raportin e ZKA’së.

    Sipas Udhëzimit Administrativ, asnjë Institucion nuk mund të kërkojë njohjen e transkripteve të notave derisa studenti/ja është ende në ndjekje të studimeve.

    Udhëzimi Administrativ nr. 12/2018 (MASHT), parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave, gradave de kualifikimeve të shkollave të larta profesionale dhe Universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës, neni 1 certifikatat e notave nuk i nënshtrohen kësaj procedure dhe konform legjislacionit ne fuqi, asnjë Institucion nuk mund të kërkojë njohjen e transkripteve të notave derisa studenti/ja është në ndjekje të studimeve“, thuhet në raport.

    Më tej, ZKA ka rekomanduar që kriteret e përcaktuara për ndarjen e bursave të jenë në pajtueshmëri me udhëzimin administrativ nga MASHT.

    Kryetari duhet te sigurojë që kriteret e përcaktuara për ndarjen e bursave të jenë në pajtueshmëri me udhëzimin administrativ nga ministria përgjegjëse“, theksohet në raportin e publikuar nga ZKA./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark