×
  • Lajme
  • Insajderi

    Komuna e Prishtinës harxhon më shumë se 3 mijë euro në pije e ushqim për një drekë (Fatura)

    Insajderi
    08 September 2022 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 3 mijë euro po deklarohet se ka shpenzuar Komuna e Prishtinës për një drekë apo më saktë 3393.44 euro. Kështu të paktën bën me dije asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, shkruan Insajderi.

    Sveçla ka publikuar një faturë të Komunës ku shihet shuma e shpenzuar në pije e ushqim, në njërin prej restoranteve të kryeqytetit.

    Përmes profilit të tij në Facebook, ai ka ironizuar duke thënë “Një të premte të kësaj vere, në një nga lokalet e kryeqytetit, Përparimi vendosi të argëtohet pak. Nejse, jo bash pak. 3.393.44€ paguan qytetarët e Prishtinës për qefin e Kryetarit”.

    Siç edhe shihet në faturë nuk specifikohet se çfarë është ngrënë e pirë por vetëm shkruan “Food and Drinks” (Ushqim dhe Pije).

    Gazeta Insajderi ka kërkuar shpjegim nga Komuna e Prishtinës lidhur me këtë faturë. Deri tani nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark