×
  • Lajme
  • Insajderi

    Komuna e Prishtinës inskenon zjarr në objektin e vjetër, evakuohen personeli e qytetarët

    Insajderi
    03 August 2023 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunë e Prishtinës të enjten ka organizuar një ushtrim praktik në objektin e vjetër të komunës me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore.

    Shumë shpejt kanë intervenuar edhe zjarrfikësit, duke nxjerr nga objekti, kinse të lënduarit, të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore nga mjekët që gjendeshin aty.

    Drejtori Lulzim Fushtica tha se ky ushtri kishte për synim që të vlerësojë reagimin dhe koordinimin e institucioneve për reagim në zjarre dhe fatkeqësi tjera natyrore për: shuarjen e zjarrit,  kërkim shpëtimin, evakuimin e personelit dhe qytetarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark