×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Komuna e Prishtinës lë mbrapa krizën globale, alokon 80 mijë për dizajnimin e llogos

    Insajderi
    16 November 2022 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se kanë mbetur edhe 10 ditë deri në mbylljen për kualifikim për dizajnimin e identitetit të ri të Kryeqytetit. Mirëpo përkundër krizës globale, Komuna ka alokuar 80 mijë euro për dizajnimin e llogos.

    “Duke e ruajtuar simbolin e Hyjneshës, kemi alokuar 80,000 euro për dizajnim të të gjitha elementeve dhe materialeve në Kryeqytet dhe përgatitjen e librit të identitetit me udhëzime standarde”, ka shkruar ajo.

    Ajo tutje ka thënë se kryeqyteti duhet të ketë së paku një emblemë, stemë, vulë dhe flamur të ri, kështu duke i ftuar qyetarët që të aplikojnë.

    “Nuk vjen shpesh mundësia e dizajnimit të identitetit të qytetit tënd. Ju ftoj të aplikoni sa më shumë!”

    Postimi i plotë:

    Edhe 10 ditë deri në mbylljen e thirrjes për kualifikim në dizajnimin e identitetit të ri të Kryeqytetit 💙

    Sipas Ligjit për Kryeqytetin, Prishtina nuk është më Komuna e Prishtinës. Si Kryeqytet, duhet të ketë së paku një emblemë, stemë, vulë dhe flamur të ri.

    Kemi shpallur thirrjen përmes platformës e-Prokurimi për kualifikimin e kompanive në ofrimin e shërbimeve për dizajnimin e identitetit në fazën e dytë me propozime dhe ofertë.

    Duke e ruajtuar simbolin e Hyjneshës, kemi alokuar 80,000 euro për dizajnim të të gjitha elementeve dhe materialeve në Kryeqytet dhe përgatitjen e librit të identitetit me udhëzime standarde.

    Nuk vjen shpesh mundësia e dizajnimit të identitetit të qytetit tënd. Ju ftoj të aplikoni sa më shumë! 🤩

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark