×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ta kthejë në gjendjen e mëparshme” – Komuna e Prishtinës merr masa ndaj Mihrije Brahës e Naim Abazit për banesën – iu shqipton edhe gjobë

    Insajderi
    28 September 2023 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspektorati i Kryeqytetit përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka zhvilluar procedurat lidhur me rastin e publikuar që lidhet me rinovimin e një kulmi në lagjen “Bregu i Diellit”, që ishte dëmtuar nga zjarri.

    Inspektorati ka urdhëruar palën që të sanoj pjesët e dëmtuara nga zjarri, duke respektuar formën, lartësinë dhe gjitha pozicionet e mëparshmë.

    “Për mosrespektim të urdhrit për ndërtimin e njëjtë, inspektorati me datë 18.09.2023, ka urdhëruar palën që kulmin ta kthej në gjendjen e mëparshme, dhe ka shqiptuar gjobë për shkeljet e gjetura”.

    “Në ditët në vijim inspektorati i ndërtimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore duke eliminuar të gjitha shkeljet e bëra nga pala në këtë rast”, thuhet në njoftim.

    Ditë më parë, në media është raportuar se bëhet fjalë për banesën e këngëtares Mihrije Braha dhe bashkëshortit të saj, Naim Abazi.

    Ky i fundit kishte deklaruar se nuk bëhej fjalë për mbindërtim pa leje, por vetëm për rinovim të kulmit.

    Njoftimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark