×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komuna e Prizrenit planifikon të ndajë 10 mijë euro për Turqinë e 10 mijë të tjera për Skenderajn

    Insajderi
    09 February 2023 - 16:32
    Shaqir Totaj
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nesër Kuvendi Komunal i Prizenit do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, ku pritet të ndajë 10 mijë euro për Turqinë pas tërmeteve dhe 10 mijë të tjera për Komunën e Skenderajt pas vërshimeve.

    Sipas njoftimit të kësaj komune, mbledhja do të nis në orën 11:00.

    “Me kërkesë të Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, Kuvendi Komunal i Prizrenit më 14.02.2023 (e martë), do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit, në Shtëpinë e Bardhë, në orën 11:00.

    Pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje është: ”Ndarja e mjeteve buxhetore në shumë prej 10.000 Eurove për Republikën e Turqisë dhe shuma tjetër prej 10.000 Eurove për Komunën e Skenderajt””, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark