×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Komuna e Shtimes iu shfaqi fëmijëve filma me përmbajtje dhune- denoncon asamblistja e PDK-së

    Insajderi
    03 June 2023 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me 1 qershor në Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve, komuna e Shtimes ka organizuar disa aktivitete për fëmijët e klasave të para, të dyta dhe të treta. Por, përzgjedhja e filmit “Balonat” i cili u transmetua atë ditë nxiti reagime nga figura të ndryshme. Kjo pasi në këtë film shfaqej dhuna.

    Asamblistja e Kuvendit Komunal nga radhët e PDK’së, Albana Podvorica Hoxha e ka quajtur skandal këtë veprim të komunës së Shtimës.

    “Në ditën e tyre, në ditën kur ata duhet të festojnë e gëzohen, Komuna Shtime iu shfaqë film me përmbajtje të dhunshme nxënëseve të klasëve të para, dyta dhe të treta! Ky veprim nuk do të kalojë me heshtjen që komuna po bënë por personalisht do të kujdesem që çështjen ta ngris edhe në mbledhjen e Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport por edhe në seancën e ardhshme të Kuvendit!”, është shprehur ajo.

    Tutje, Podvorica ka pasur mesazh edhe për prindër e qytetar duke ndarë me ta në profilin e saj në facebook dy video të marrura nga filmi “Balonat” ku sipas saj aty vërehet se sa shqetësues është fakti që për një orë fëmijët janë torturuar dhe jo argëtuar nga ky aktivitet i 1 qershorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark