×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Komuna s’po na del në ndihmë”, qytetari nga Drenasi ankohet për gjendjen e krijuar pas vërshimeve

    Insajderi
    19 January 2023 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreshjet e mëdha të shiut kanë krijuar vërshime në vend, ndërsa komunat kanë filluar të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

    Një ndër komunat që është prekur është edhe ajo e Drenasit. Një qytetar nga fshati Baicë përmes një videoje të dërguar në Gazetën Insajderi ka treguar gjendjen e krijuar atje. Ai tha se ka shkuar në komunë dy herë por që ndihmë nuk po marrin.

    Kurse Komuna e Drenasit përmes një njoftimi tha se të reshurat e dendura të shiut e kanë vështirësuar qarkullimin në disa zona të këtij rajoni.

    “Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët, se pas të reshurave të vazhdueshme të shiut, disa rrugë, sidomos mbi ura dhe të rrethi në dalje të qytetit, janë bërë vështirë të kalueshme, ndaj kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes dhe të evitojnë zonat ku ka rrezik qarkullimi”.

    “Ekipet Emergjente janë në terren dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë përmes kompanisë së kontraktuar, është duke bërë debllokimin e kanalizimeve, aty ku është bllokuar”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark