×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuniteti i biznesit mirëpret afatin shtesë për faljen e borxheve

    Insajderi
    03 September 2016 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra e Komunitetit të Biznesit  e ka mirëpritur pranë Kuvendit të Kosovës mirëpret vendimin  për zgjatjen e afatit edhe për një periudhë gjashtëmujore për faljen e borxheve, që sipas tyre do të mundësojë përmbylljen me sukses të këtij procesi.

    Kjo zyrë kërkon nga bizneset në Kosovë ta shfrytëzojnë me kohë këtë mundësi që po u ofrohet për shlyerjen e borxheve publike.

    Zyra e Komunitetit të Biznesit  e cila vepron në kuadër të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar të merren parasysh kërkesat që kanë parashtruar para disa ditësh përmes një dokumenti të përbashkët të organizatave anëtare që përfaqësojnë interesat e sektorit privat.

    “Këto kërkesa përfshijnë kthimin e një mekanizmi për shqyrtimin e pavarur të ankesave për kontestet e bizneseve me Administratën Tatimore dhe Doganën, zgjerimin e listës së lëndëve të para të liruara nga detyrimet doganore, finalizimin e Udhëzimit Administrativ për Pushimet Tatimore, plotësim-ndryshimin e Ligjit të Punës, si dhe inicimin e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark