×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konfirmohet aktakuza ndaj Mytaher Haskukës dhe tre ish-deputetëve për hedhjen e gazit lotsjellës, avokati flet për Insajderin

    Insajderi
    14 August 2022 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr aktvendim me të cilin ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe tre ish-deputetëve Enver Hoti, Shqipe Pantina dhe Teuta Haxhiu.

    Ata akuzohen se në shkurt të 2016-ës, kishin ndezur gaz lotsjellës, me ç ‘rast kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Avokati i ish- deputetit Enver Hotit,  Haxhi Millaku ka konfirmuar për Insajderin se aktakuza është që shumë kohë tani po pritet të vendoset data e gjykimit.

    “aktakuza është që shumë kohë. Tani po presim ta marim datën e gjykimit, por pjesërisht është konfirmuar ajo aktakuzë”, deklaroi ai.

    Ai ka thënë se ankesa për një pikë të akuzës është konfirmuar ndërkaq për pikën tjetër ka mbetur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark