Pak ditë më parë, Insajderi raportoi ekskluzivisht rreth marrëveshjes që mbrojtësi shqiptar, Leotrim Bekteshi, kishte arritur me FC Ballkanin, ndërkaq sot, ky klub e prezentoi lojtarin e njohur.
Përmes një postimi në facebook FC Ballkani i uroi mirëseardhje Bekteshit në klub. Ai nënshkroi kontratën e vlefshme deri në vitin 2024.
“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se qender mbrojtësi 𝗟𝗲𝗼𝘁𝗿𝗶𝗺 𝗕𝗲𝗸𝘁𝗲𝘀𝗵𝗶 është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. 𝗠𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗲̈𝘀𝗶 𝟯𝟬-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë”, thuhet në postimin e klubit.
Postimi i plotë:
Raportimi i Insajderit më 20 gusht:
Mbrojtësi shqiptar Letorim Bekteshi ka arritur marrëveshje me FC Ballkanin, raporton ekskluzivisht Insajderi.
Bekteshi ka pranuar ofertën e Ballkanit dhe tashmë ka arritur marrëveshje dy-vjeçare me skuadren kampione të Kosovës.
Ai kishte edhe ofertë nga Prishtina, por Ballkani ka arritur ta bindë Bekteshin.
Mbrojtësi nga Mitrovica, 30-vjeçar deri më tani ishte pjesë e klubit norvegjez Mjondalen në kategorinë elitare të futbollit norvegjez.
Zyrtarizimi i tij si futbollist i Ballkanit është çështje ditësh.
Në Kosovë, Bekteshi ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës me FC Prishtina, po ashtu ka veshur fanellën e Gjilanit, Trepçës ‘89, Besës së Pejës.
Ballkani është shumë afër kualifikimit në fazën e grupeve të Konferencë Ligës pas fitores në ndeshjen e parë të PlayOff kundër Shkupit me rezultatin 1:2. Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Skuadra e trajnerit Ilir Daja, ditë më parë transferoi edhe sulmuesin e njohur shqiptar Sindrit Guri