×
  • Showbiz
  • Show

    Konfirmohet lidhja e Loredanës me futbollistin e famshëm? Publikohet fotoja e dyshes me vajzën e reperes

    Insajderi
    04 July 2023 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditë më parë në mediat shqiptare ka qarkulluar lajmi se reperja me origjinë kosovare Loredana ka filluar një lidhje të re dashurie.

     Sipas tyre, reperja është në një lidhje dashuria me futbollistin e famshëm të Borussia Dortmund.

    Loredana dhe i dashuri

    Ishin disa postime të bëra nga vetë ajo në Instagram, ç’ka shtuan dyshimet se dyshja ishin bashkë. E mbi të gjitha, Karim ndjek në Instagram edhe familjen e reperes shqiptare.

    Së fundmi janë bërë publike disa foto private të dyshes, ku tek njëra duket Lori me futbollistin, tek tjetra ky i fundit me vajzën e saj Hanën.

    I dashuri i Loredanës me të bijen e saj

    Karim Adeyemi luan si sulmues për klubin e Bundesligës, “Borussia Dortmund” dhe kombëtaren gjermane.

    Interesante është edhe diferenca në moshë pasi Karimi ka lindur në 2002 dhe është 21 vjeç, ndërsa Loredana 27.

    Loredana

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark