Skuadra e Partizanit do të mirëpresë në “Air Albania” skuadrën e Romës, në një miqësore luksi për “Demat e kuq”, në datën 12 gusht. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Uou! Perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë. Mirë se vjen Murinjo”, shkruan Edi Rama në postimin që i ka dedikuar miqësores si edhe trajnerit Zhoze Murinjo që nga Tirana ka kujtime të bukura.
Dy vite më parë, Murinjo arriti të fitonte Ligën e Konferencës në Tiranë me skuadrën e Romës në një përballje me Fejnordin, aty ku “verdhekuqtë” arritën të fitonin me rezultatin 1-0.