×
Insajderi

Konfirmohet nga Prokuroria – Ndaj Sokol Halilit u ngrit aktakuzë për kanosjen e gruas qysh prej muajit gusht

Insajderi
01 December 2022 - 10:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vrasësi i gruas dhe foshnjes që pritej të lindë, Sokol Halili nuk ishte i pa njohur për organet e rendit.

Ndaj tij në muajin gusht ishte ngritur aktakuzë për kanosje. Këtë e ka konfirmuar Gjykata Themelore e Ferizajt, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndaj tij ishte në fuqi edhe urdhri i mbrojtjes nga shtetit, sipas së cilit ai nuk guxonte t`i afrohej ish-gruas së tij. Udhëri ishte valid deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Por kjo nuk e pengoi që Halili, të shkonte në Gjinekologji aty ku para disa ditësh u shtrua gruaja e që pritej ta linde foshjen.

“Me datë 10.08.2022, Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën e evidentuar si: PP.II.nr,1066/2022, me të cilin ka akuzuar të pandehurin S.H. për veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, ndaj të dëmtuarës H.M”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Pavarësisht aktakuzës së prokurorisë kur kishte nisur gjykimi Halili ishte deklaruar i pafajshëm.

“Me datë 07.09.2022 lidhur me këtë aktakuzë është caktuar dhe mbajtur shqyrtimi fillestar, me ç ‘rast i pandehuri S.H. ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet”, thuhet në njoftim.

“Gjykata në afatin prej 30 ditëve konform nenit 245, 249 dhe 250 të KPP-së, i ka njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësin e tij se mund të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Mbrojtësi i të pandehurit S.H. me datë 26.09.2022 ka paraqitur kërkesë për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Gjykata me datë 18.11.2022, ka marr aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e mbrojtësi të pandehurit për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave”, thuhet më tej. /Gazeta Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark