×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konfiskohen 28 patentë shofer gjatë 24 orëve të fundit

    Insajderi
    05 March 2024 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 57 aksidente në trafik në Prishtinë, ku 20 prej tyre me lëndime trupore.

    Në njoftim thuhet se gjatë këtyre 24 orëve, në 537 pika kontrolli të automjeteve, 28 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi për shkelje të rregullave në trafik.

    Njoftimi i plotë:

    Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 57 aksidente në trafikun rrugor, prej tyre 20 aksidente me lëndime trupore.

    Policia e Kosovës me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.

    Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 537 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 28 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

    Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve dhe krijimin e një sigurie më të madhe rrugore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark